Kuvendi miraton ngritjen e komisionit hetimor, tërhiqet opozita

Maxhoranca ka votuar me 73 vota pro projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjeve. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim pasi u tërhoqën nga nismat e tyre për ngritjen e komisionit hetimor.
Kryetari i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi deklaroi në Kuvend se opozita tërheq nismën për komisionin hetimor sipas rregullores së Parlamentit. Ndërkohë i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli duke theksuar se maxhoranca do ta ngrejë komisionin hetimor duke i kërkuar deputetëve të votojnë. Gjithashtu për tërheqjen e nismave të PS-së reagoi edhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së Astrit Patozi i cili theksoi se maxhoranca do votoj ngritjen e komisionit hetimor duke lënë bosh emrat e deputetëve të PS-së.