E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi-sfidë Berishës: E lë imunitetin nëse del para drejtësisë

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi i ka bërë një sfidë të tretë kryeministrit Berisha që të paraqitet para drejtësisë bashkë me të. Duke u refereruar padinë që Ministria e Brendshme ka ngritur ndaj tij për kartat e idenditetit false Ruçi theksoi se ai është i gatshëm të lërë imunitetin nëse edhe ai paraqitet në të njëjtën kohë me të përpara drejtësisë.
"Unë e lë imunitetin tim nëse ti merr masat e tua, hajde dhe ti vetë përpara drejtësisë në të njëtin kohë me mua dhe ndërkohë që unë i di akuzat që më ke ngritur atëherë ti për çfarë akuzash do të shkosh. Akuzën zgjidhe vetë, atë të piramidave që ndërtove, vrasjet e 26 qytetarëve në Gërdec, të korrupsionit të rrugës, apo të vrasjes së deputetit të PS-së përpara derës së shtëpisë" theksoi Ruçi
Gjithashtu Ruçi theksoi se Berisha i trembet transparencës së zgjedhjeve duke shtuar se ai duhet të hapë kutitë të cilat i ka marrë peng për të treguar që nuk ka vjedhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›