Kuvend, përplasje mes Bizhgës e Strazimirit

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë është ndërprerë rreth orës 18:45 pas një konfrontimi midis deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri dhe atij të Partisë Socialiste Gazmir Bizhga.
Dy ligjvënësit kanë kaluar në fyerje ndaj njëri-tjetrit deri në tentativë për konfrontim fizik.
Në sallën e Kuvendit u krijua një kaos dhe gjithçka doli nga kontrolli duke detyruar shtyrjen e seancës për disa minuta.
Gjithcka ka ndodhur kur Bizhga ka kërkuar të marrë fjalën për replikë pas deklaratës së deputetit demokrat, Ilir Cara, por nuk i është hapur mikrofoni. Strazimiri ka debatuar më pas me Bizhgën, i cili ka tentuar ta godasë, por është neutralizuar në kohë nga rojat e gardës.
Ndërkohë mësohet se ka nisur seanca e kuvendit pas sherrit në sallë.