E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvendi miraton shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Kuvendi miratoi sot shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 5 abstenim dhe 4 kundër lirimin e Gëzim Podgoricës nga detyra e nënkryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Gjithashtu, u miratua me 91 vota pro dhe 4 kundër lirimi i Genc Përmetit nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Kuvendi miratoi me 95 vota pro, 5 abstenim dhe 3 kundër shkarkimin e Leka Bungos nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Kuvendi miratoi me 88 vota pro, 6 abstenim dhe 6 kundër shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Albert Minga,

Kuvendi miratoi me 92 vota pro, 3 abstenim dhe 3 kundër shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Ardita Reçi.

Kuvendi miratoi me 92 vota pro,  3 abstenim dhe 2 kundër shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Dionis Papadhimitri.

Kuvendi miratoi me 96 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Edmond Tullumani.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 4 abstenim dhe 4 kundër shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Engjëll Ndocaj.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 3 abstenim dhe 11 kundër shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Ilir Keko.

Kuvendi miratoi me 64 vota pro, 12 abstenim dhe 15 kundër shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Mevlan Shanaj.

Kuvendi miratoi me 93 vota pro, 3 abstenim dhe 4 kundër shkarkimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Milena Selimi.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 105 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr. 59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj konvente, të zbatueshme që nga 1 janari 2025”.

Sot u miratua me 76 vota pro edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me vota 73 vota pro, 1 abstenim dhe 2 kundër emërimin e Gentian Sala si anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Gjithashtu Gentian Sala u miratua me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër si kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kuvendi miratoi zgjedhjen e Saimir Tola me 72 vota pro, 1 abstenim dhe 2 kundër si anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit.

Kuvendi miratoi me 107 vota pro fondin për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2025. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›