E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvendi ndriçohet për Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë u ndriçua në ngjyrë të verdhë (të artë) duke iu bashkuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, në Muajin Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve.

Iniciativa i bashkohet fushatave ndërgjegjësuese që zhvillohen çdo vit në muajin Shtator, me qëllimin për të nxitur veprimin global dhe theksuar sfidat me të cilat përballen pacientët e vegjël, për të thyer barrierat në kujdesin shëndetësore, si dhe për të promovuar “Fjongon e Artë” si simbol universal të ndërgjegjësimit dhe solidaritetit ndaj kësaj sëmundje tek fëmijët.

1 nga 3

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›