E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi ngrit shqetësim për rastin

Për një video të publikuar në internet, ku shihet se në Shkollën e Mesme të Ultë, "Thimi Mitko" në Gjilan vetëm mësim nuk zhvillohet, sot është debatuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Njëri nga deputetët ka ngritur shqetësim për këtë video, duke kërkuar edhe raport nga inspektorati i arsimit komunal në Gjilan. 

Për videon që po bënë gjiro në kanalin Youtube, Indeksonline ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Drejtoratit të Arsimit në Gjilan, Bujar Nevzati, i cili ka deklaruar se video është e moçme, e kohës kur ai nuk ka qenë në krye të arsimit gjilanas.

“Ajo video është që tri vite. Unë atëherë nuk kam qenë drejtor i arsimit, por kam parë se mësimdhënësi ka marrë vërejtje nga organet kompetente. Mund t’u them se disiplina në shkollat e Gjilanit, posaçërisht në atë shkollë është në nivel”, ka deklaruar Nevzati.

Në videon e postuar më poshtë,  profesori dhe nxënësit nuk shihen fare duke mësuar, por duke luajtur dhe fjalosur mes vete.

Në një moment njëri nga nxënësit i afrohet profesorit për të shikuar në ditar, derisa ai mundohet t’a largojë atë. Ata të dy shtyhen me duar dhe bërryla derisa të tjerët qeshin dhe bërtasin, por edhe i godasin bankat, duke mos lejuar të zhvillohet procesi mësimor.

Disa nxënës lehin sikur qentë, disa bërtasin sikur majmunë e disa të tjerë e emitojnë lopën. "Muuuu....", dëgjohen nxënësit duke bërtitur derisa profesori mban në duar ditarin./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›