U dënua për shitjen e detektorëve të rrejshëm

Një person në Britani është dënuar me 10 vjet burg për shitje të detektorëve të rrejshëm të bombave. Pjesën më të madhe të këtyre detektorëve ia kishte shitur qeverisë së Irakut.
Një gjyqtar në Londër tha sot se personi James McCormick, kishte kryer “mashtrim të pashpirt të besimit”.
Besohet se McCormick ka fituar afro 78 milionë dollarë amerikanë, duke shitur mall të këtillë në Irak në vlerë prej 40 milionë dollarësh.
Gjyqtari tha se vjedhja “ka promovuar ndjenjën e rrejshme të sigurisë” dhe ka çuar në vdekje dhe lëndime.
Prokuroria tha se pajisjet, që secila shitej nga 42 mijë dollarë amerikanë, parashiheshin për gjetjen e eksplozivit nën ujë dhe nga ajri, por “u mungonte çfarëdo mbështetje shkencore” dhe nuk ishin asgjë më të mira se pajisjet e zakonshme për zbulimin e eksplozivit.
Pajisjet u ishin shitur qeverive në mbarë botën dhe ishin siguruar edhe nga Kombet e Bashkuara./Indeksonline/