Kuvendi, një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbajtën pasditen e sotme në nis nisje të seancës plenare një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare.
Kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali teksa ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje në nderim të Bogdanit si tha ajo për të shprehur dhimbjen për ndarjen e papritur nga jeta të ish-deputetit.
“Gerti ishte një bashkëshort, baba, bir dhe vëlla i dashur. Largimi i tij i parakoshëshëm do t’i dhembë familjarëve, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. Gert Bogdani ishte një politikan me integritet human, intelektual, qytetar, profesional që shërbeu me përkushtim në qeverisjen vendore në Tiranë si dhe për dy legjislatura 2009 dhe 2017 si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, tha Spiropali.
Kryeparlamentarja Spiropali u shpreh se “serioz, fjalëmatur, patriot, qytetar ekselent në çdo pikëpamje Gerti Bogdani do të mbetet i tillë në kujtesën tonë, në kujtesën e qytetarëve, të cilëve u shërbeu me ndershmëri, korrektësi, përkushtim e dashuri”.
Ish-deputeti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator 2024 për shkak të një arresti kardiak. Homazhet në nderim të tij u mbajtën paraditen e sotme në hollin e Kuvendit.
Minute heshtje per Bogdanin, foto: Florian Abazaj 1 nga 5/k.s/