Kuvendi pazar per buxhetin 2011
Topalli therret perfaqesuesit e partive per te diskutuar axhenden e miratimit te buxhetit per vitin e ardhshem
TIRAN- Buxheti i shtetit 2011 ka arritur ne Kuvend dhe nga dita e sotme fillon shqyrtimi i tij neper komisionet perkatese. Parashtrimi i tij u be mbreme nga ministri i Financave Ridvan Bode ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve ku u percaktua edhe axhenda e punimeve te Kuvendit deri ne votimin nen per nen te tij.
Ne prezantimin e tij Bode parashikoi nje rritje ekonomike 5.5 per qind pergjate vitit 2011 rreth 1.5 per qind me e larte se ajo e ketij viti. Qeveria parashikon nje deficit buxhetor rreth 3.5 per qind.
Ne total investimet do te terheqin rreth 82 miliarde leke. Keto shifra jane kundershtuar disa dite me pare nga FMN e cila ka kerkuar nje buxhet realist.
Koha e miratimit te buxhetit nga qeveria dhe parashikimet per votimin perfundimtar te tij ishin ceshtjet qe shkaktuan debate te forta gjate mbledhjes.
Ne statusin e kryetarit te Komisionit te Ekonomise i cili eshte edhe komisioni pergjegjes per shqyrtimin e buxhetit Edmond Spaho propozoi kalendarin e diskutimit te buxhetit ku parashikohej miratimi i tij ne seance plenare me date 25 nentor. Kjo ka shkaktuar reagimin e opozites. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci e cilesoi shkelje te ligjit dergimin me nje jave vonese te buxhetit per shqyrtim ne Kuvend nga ana e qeverise.
Nisur nga kjo ai kerkoi zgjatjen e afateve te percaktuara per shqyrtimin dhe miratimin e tij ne Kuvend ne menyre qe ti lihet koha e duhur deputeteve qe ta analizojne buxhetin si dhe te degjohen pretendimet e grupeve te interesit.
Sipas axhendes qe na eshte vene perpara shqyrtimit te buxhetit nga komisionet i lihet tre dite pune kohe qe te behet diskutimi degjimi i grupeve te interesit dhe dhenia e opinionit. Kjo eshte per tu shenuar ne librin Guinness. Edhe parlamenti i diktatures do te na kishte zili - tha Ruci.
Duhej qe buxheti te miratohej qe me daten nje nentor por sipas shefit te Financave ishte eurobondi ai qe shtyu me tete dite kohe kalimin e projektbuxhetit ne mbledhje qeverie.
Ne e kishim perfunduar qe me pare por ishte ceshtja e eurobondit ajo qe na beri te mos hapnim nje tjeter diskutim ne nje kohe kur po zhvillonim kete transaksion - tha Bode.
Per shkak te nje vonese prej tete ditesh ne dergimin e buxhetit ne Kuvend Ruci propozoi shtyrjen e dates se votimit te tij deri ne daten 16 dhjetor.
Pas ketij propozimi mbledhja e konferences se kryetareve filloi ti ngjante nje pazari ku palet leshonin pak nga pak nga qendrimet e tyre fillestare. Ne cilesine e kreut te grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi shtyu me nje jave parashikimet e bera nga Spaho duke propozuar daten 2 dhjetor si diten kur do te votohej nen per nen buxheti.
Kjo nuk kenaqi socialistet te cilet me argumentin e mungeses se kohes per degjimin e paleve dhe ofrimin e sugjerimeve per rregullime ripropozuan daten 6 dhjetor. Me pas ne diskutim hyri edhe kryetarja e parlamentit Jozefina e Topalli duke e afruar edhe me daten e miratimit te buxhetit ne 3 dhjetor.
Qellimi i mbledhjes se mbremshme ne kryesine e Kuvendit nuk ishte diskutimi i buxhetit por miratimi i axhendes ne te cilen do te shqyrtohet ai
Kreret e grupeve parlamentare te PD-se dhe PS-se zhvilluan negociata te hapura deri ne arritjen e nje marreveshjeje per daten kur do te votohet buxheti ne Kuvend
Opozita e konsideron te pamundur shqyrtimin e buxhetin deri ne 25 nentor date e percaktuar nga maxhoranca duke kerkuar shtyrjen e saj deri ne 6 dhjetor
Diskutimet
Spaho Ne cilesine e kreut te Komisionit te Ekonomise propozoj qe nga dita e neserme sot te filloje diskutimi i projektbuxhetit neper komisione dhe deri me date 25 nentor ai te miratohet nen per nen
Meksi Une propozoj qe te presim deri ne daljen e te dhenave per 10 mujorin e ketij viti per te bere projektime sa me te sakta per vitin 2011.
Bode Ky nuk eshte argument ne kemi bere projektimet sipas te dhenave te 9- mujorit nese eshte keshtu pse te mos presim edhe te dhenat e 11- mujorit
Ruci Projektbuxheti duhet te ishte miratuar qe me date 1 nentor. Sipas agjendes se propozuar deputeteve iu lihen vetem tre dite pune kohe per ta shqyrtuar degjuar pretendimet e grupeve te interesit dhe per te dhene opinionin.
Te diskutohet buxheti per tre dite kjo eshte per tu futur ne librin Guinnes. Edhe parlamenti i komunizmit do te na kishte zili. Deputetet duhet te kene kohen e duhur per te studiuar buxhetin plus te degjohen edhe grupet e interesit. Propozoj qe shqyrtimi ne parim te behet me date 2 dhjetor ndersa ai nen per nen me date 16 dhjetor
Bode Buxheti eshte vonuar me nje jave kohe per shkak te eurobondit. Ne e kishim perfunduar qe me pare por ishte ceshtja e eurobondit ajo qe na beri te mos hapnim nje tjeter diskutim ne nje kohe kur po zhvillonim kete transaksion.
Patozi Propozoj miratimin nen per nen me date 2 dhjetor por nese do te kete kerkese per me shume kohe une them ta diskutojme kete ne seancen e dates 22 nentor per te arritur ne nje marreveshje
Ruci Diskutimi ne parim te behet me date 25 nentor ndersa nen per nen me date 6 dhjetor