E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari suedez viziton sot Shqipërinë

Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg mbërrin sot ne Shqipëri për një vizitë 3 ditore me ftese te homologes shqiptare. Axhenda e tij do te jete e ngjeshur ku mes te tjerash do mbaje dhe një fjalë para deputetëve shqiptare 

TIRANË- Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg do të nisë sot një vizitë tre ditore në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Zyra e shtypit pranë Kuvendit bëri të ditur se axhenda zyrtare e kryeparlamentarit suedez në vendin tonë do të nisë me një takim me dyer të mbyllura me homologen e tij shqiptare, takim i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp, që do të zhvillohet rreth orës 14:00, në ambientet e selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg do të jetë gjithashtu i pranishëm në seancën plenare të pasdites(ora 18:00), dhe do t’u drejtohet me një fjalë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në axhendën e takimeve të Kryparlamentarit Westerberg parashikohet gjithashtu takimi me Presidentin e Republikës, Bamir Topi me Zëvendëskryeministrin, Genc Pollo dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›