E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi shpall kandidatet per postin e kreut te KQZ

Kuvendi ka shpallur kandidatët për postin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas listës së shpallur në faqen zyrtare të Kuvendit në internet, figurojnë 18 emra, ku bie në sy anëtarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Lefterie Lleshi, Marsida Xhaferllari, drejtoreshë e Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Drejtësisë, ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume, juristi Sajmir Vishaj. Kandidatët kanë dorëzuar kërkesat zyrtare, të shoqëruar me dosjet përkatëse dhe pritet që të kalojnë përmes filtrave ligjorë, të përcaktuar nga Kodi Elektoral, deri në votimin në sealcë plenare.
Emrat e kandidaturave për Kryetar të KQZ-së
1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frashri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër  Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›