E Diel, 1 Nëntor 2026

Nepunesi Civil ne Komisionin e Ligjeve opozita braktisen seancen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tashmë anëtarët e rinj të saj përfaqësues të dy partive kryesore në vend. Kështu, gjatë mbledhjes së sotme Komisioni i Ligjeve miratoi propozimet e PD dhe PS për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Relatori demokrat, Viktor Gumi theksoir se janë dorëzuar dokumentat për 4 kandidatë të propozuar nga dy partitë e mëdha, të cilët plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e institucioni qendror zgjedhor. Katër kandidatët të propozuar nga dy forcat kryesore parlamentare janë konkretisht Denar Biba, Albana Shtylla, Vera Shjefni dhe Hysen Osmanaj, emra të cilat do ti kalojnë seancës së nesërme në Kuvend për tu diskutuar dhe miratuar.    Ndërkohë që ky kompromis nuk ka zgjatur shumë, pasi deputetët e opozitës në komision i janë referuar sërish kërkesës së tyre për të zgjidhur çështjen e “Fierit”, duke braktisur sërish mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.  “Janë 13 vendime të gjykatës ku është fituese Partia Socialiste të cilat nuk respektohen”, vlerësoi deputeti i PS-së, Pandeli Majko. 
Në këtë mënyrë opozita vijon politikën e bojkotit në raport me ligjet që për tu miratuar kanë nevojë votën e shumicës e cilësuar të deputetëve të Kuvend. Por, pavarësisht braktisjes së mbledhjes nga ligjvënësit opozitarë shumica në Komisionin e Ligjeve vijuan diskutimin e projektligjit, i cili është pjesë e kritereve që duhen përmbushur në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Drafti ligjor është hartuar me ekspertizën 4 vjeçare të kompanive prestigjioze të kontraktuara nga Bashkimi Europian. Ky ligj konsolidon më tej këtë shërbim të rëndësishëm për vendin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›