E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi shtyn seancën plenare për më 22 tetor

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Seanca plenare e Kuvendit, e planifikuar për t’u zhvilluar sot, është anuluar.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22.10.2026, në orën 10:00, me të njëjtin rend dite, në zbatim të Urdhrit nr. 63, datë 15.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Transmetimi i seancës do të realizohet sipas procedurave të mëparshme, me sinjalin nga RTSH. Seanca do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Kuvend dhe në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook.

/e.i/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›