E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i BE: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private në protestë

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi sot me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

Delegacioni i BE-së u bëri thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Po ashtu Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.

1 nga 2

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›