“Respekt për uniformën e Policisë së Shtetit”, Rama publikon pamje nga protesta në Tiranë

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë, e cila është shoqëruar me akte dhune dhe përplasje.
Në videon e publikuar nga Kryeministri shfaqet një punonjës i Policisë së Shtetit në krye të detyrës, teksa përqafohet nga familja e tij.
“Respekt”, shkruan Rama në përshkrimin e videos, duke vënë theksin te respekti për uniformën e Policisë së Shtetit dhe punonjësit që janë në krye të detyrës.
Postimi i Kryeministrit vjen në një kohë kur protesta në kryeqytet është shoqëruar me tensione dhe akte dhune ndaj institucioneve, pronës private dhe forcave të rendit, ndërsa mbi 70 efektivë janë lënduar gjatë përplasjeve.
/gj.m/r.e/