Topalli:Rama të përshëndesë miratimin e paketës ligjore për në NATO
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë seancës të së hënës, i kërkoi kryetarit të PS-së, Edi Rama që të përshëndesë miratimin nga parlamenti, pak ditë më parë, të paketës ligjore të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Duke iu përgjigjur kritikave të të majtëve ndaj saj, lidhur me kontributin e opozitës në këtë proces, znj. Topalli tha se "pas katër ditësh Shqipëria në Strasburg bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Ajo do të ulet në tryezë me aktorët dhe faktorët më të mëdhenj ekonomikë dhe politikë globalë. Padyshim, që kjo rrugë ka qënë jashtëzakonisht e vështirë, por përpjekjet tona kanë qënë titanike. Kërkojini kryetarit tuaj, Edi Rrama, vetëm një gjë, ta përshëndesë paketën e anëtarësimit në NATO".