Buxheti,këshilltarët e PD, braktisin mbledhjen

Pas refuzimit të kërkesës së këshilltarëve të PD-së, për të diskutuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës, këshilltarët e PD-së braktisën mbledhjen. Këshilltarët e PD-së kërkuan gjithashtu që të zbardhej procesverbali i mbedhjes së kaluar ku u diskutua për buxhetin, këkresë që gjithashtu u refezua. Ferdinand Poni, këshilltar i PD-së, u shpreh se këshilltarët e PD-së kërkojnë t'u paraqitet buxheti i Tiranës. "Duam të gjykohet plani rregullues. Duam të dimë sa do jenë shpenzimet", u shpreh Poni. Këto kërkesa, sipas Ponit bëhen për të rritur transparencën në Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër,Besnik Bare, këshilltar i PS-së, duke iu drejtuar këshilltarëeve të PD-së, u shpreh se pengimi i buxhetit bëhet për të sjellë konfuzion para zgjedhjeve. "Kërkoni të bëheni pengesë për gjithë atë që Bashkia e Tiranës i ofron kryeqytetit", tha Bare. Duke folur për integrimin në NATO, u shpreh se PS-ja e ka mbështetur me vepra integrimin e Shqipërisë. "Sot raporti evropian vlerëson rolin kontruktiv të Evropës", tha Bare.Erisa Xhixho, këshilltare e LSI-së, u shpreh se këshilltarët e LSI-së do votojnë pro miratimit të buxhetit të Bashkisë dhe do monitorojnë hapat që do të ndiqen për miratimin e buxhetit.