E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verdha i Pogradecit, pjesëmarres i rreth 10 vrasjeve me pagesë

TIRANE-47-vjeçari Myfteri Verdha, i vrarë pasditen e së martës, dyshohet të jetë vrasës me pagesë në rreth 10 raste, ndërsa atentati dyshohet të jetë për shkaqe hakmarrjeje. Ai ishte njeri me precedentë penalë, i dënuar dhe ruhej, veçanërisht pas atentatit të parë, ku ai mundi të shpëtojë. Për këtë shkak ai gjithmonë udhëtonte i vetëm me automjet. Në funksion të hetimeve, kemi shoqëruar për dëshmi 20 persona". Kështu ka pohuar dje për 'Gazeta Shqiptare' një nga hetuesit e çështjes per te perditshmen Gazeta Shqiptare.
Atentati ndaj 47vjeçarit Myfteri Verdha u bë në orën 16:00 të ditë së martë, në vendin e quajtur Kthesa e Madhe në Qafë-Plloçë. Ndaj tij është gjuajtur nga dy drejtime, me automatik kallashnikov. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 75 gëzhoja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›