E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe miratoi me shumicë votash Rezolutën Për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

  Kuvendi u mblodh  në seancë plenare të dt 29.01.2009 ora 10.00,  nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite: 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.01.2009.
3. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për zbatimin e projektit të asistencës teknike, në mbështetje të modernizimit të sistemit të rregjistrimit civil, në Shqipëri.
4. Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për kontrollin e shkarkimeve të oksideve të azotit, apo flukseve të tyre ndërkufitare, të Konventës të vitit 1979, Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët .
5. Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për reduktimin e shkarkimit të squfurit apo të flukseve të tyre ndërkufitare, të paktën në masën 30% , të konventës të vitit 1979, Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët.
6. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës së Greqisë.
7. Projektligji Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, Për taksat kombëtare.
8. Projektvendim Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit së pozicioneve të punës të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
9. Projektrezolutë Për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Jashtë rendit të ditës deputetët diskutuan për  ligjin e lustracionit, çështjen e përfaqësimit të delegacionint shqiptar në KE, raporti i Bordit të Drejtorëve ekzekutivë të FMN dhe çështje të tjera.
Deputetët miratuan me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës përfshirë dhe Rezolutën Për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, paraqitur nga Komisioni parlamentar i Jashtëm. Seanca plenare i mbylli punimet në orën 13.00
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›