29 janar 2009 - Rezolutë "Për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian" REZOLUTE
REZOLUTE
KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Me vendosmerine per te permbushur objektivin madhor strategjik te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian Me bindjen se Komunitetet Evropiane perbejne berthamen e vlerave te demokracise, lirise, bashkejeteses ne paqe e ne stabilitet te qendrueshem, Ne mbeshtetje te perpjekjeve per krijimin e nje shoqerie te begate nepermjet konsolidimit te ekonomise se tregut dhe forcimit te vlerave te shtetit te se drejtes, ne dobi te qytetareve shqiptare.; I bindur se ky integrim do te sherbeje qenesisht si nje kontribues aktiv ne forcimin dhe stabilizimin e qendrueshem te situates ne Europen Juglindore, bashkejeteses ne harmoni dhe zhvillimit dinamik te rajonit, duke e cliruar ate perfundimisht nga kujtesat e hidhura te se kaluares;
Nisur nga fakti qe, gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, Shqiperia si vend europian, qendron ne nderthurjen e rrugeve, qe lidhin Europen dhe kulturen europiane me hapsiren mesdhetare; Bazuar, Ne nenin 49 te Traktatit te Bashkimit Europian, lidhur me procedurat dhe kushtet e kandidimit e me pas te antaresimit; Riperserit gatishmerine dhe vendosmerine per vazhdimesine dhe thellimin e punes tashme te nisur per perafrimin e plote te sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise me standartet dhe lacquis communautaire te Bashkimit Europian, duke vene ne themel te kesaj pune bashkepunimin me te gjere dhe afatgjate mes partive parlamentare te Shqiperise Deklaron perkushtimin e tij per konsolidimin e vlerave te lirise dhe te shtetit te se drejtes, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, te diversitetit kulturor dhe ruajtjes se identitetit kombetar te cdo vendi. Inkurajon Qeverine e Republikes se Shqiperise qe, ne momentin e pershtatshem, ne konsultim edhe me vendet antare te Bashkimit Evropian, te paraqese aplikimin e Shqiperise per te kaluar si vend kandidat ne kete Organizem dhe te raportoje per kete ne Kuvendin e Shqiperise per ecurine e negociatave; Shpreson dhe mirepret qe Parlamenti europian, vendet antare dhe institucionet e tjera te Bashkimit Evropian te marrin ne konsiderate vendosmerine dhe konsensusin qe ekziston mes te gjitha forcave politike te Republikes se Shqiperise dhe aspirates se popullit te saj ne lidhje me integrimin europian, ashtu sikunder ato shprehen edhe ne frymen e kesaj Rezolute. 29 janar 2009