Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe shqyrton Buxhetin e vitit 2009.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, 20 Nëntor 2008,ora 17.00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 18.11.2008.
2. Projektligji Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2009. Diskutimet për Buxhetin e Shtetit të vitit 2009 u hapën me fjalën e Kryeministrit Sali Berisha. Buxheti i vitit 2009, përfaqëson finishin e suksesshëm të një katërvjeçari për ti hapur rrugën një fillimi të ri të madh në katër vitet e ardhshëm. Ky buxhet përfaqëson buxhetin më të madh në historinë e vendit, buxhetin prej 413 miliardë lekësh apo 5 miliardë dollarë. Ky buxhet është jo vetëm dy herë më i madh sesa buxheti i vitit 2004, por realisht është 50% më i madh se buxheti i vitit 2006. Ky buxhet nuk zbret nga qielli, por është rezultat i bumit ekonomik të Shqipërisë në këto vite, i luftës efiçente kundër korrupsionit, i qeverisjes me duar të pastra, i revolucionit fiskal dhe konsolidimit të disiplinës fiskale. deklaroi Kryeministri.
Kryeministri Berisha tha se buxheti për vitin e ardhshëm është imazhi social i qeverisë, duke e cilësuar aitë buxhetin e premtimeve të mbajtura.
Me këtë buxhet ne ia dalim të rrisim rrogën mesatare të 1.4 mijë punonjsve të administratës në vitin e fundit të mandatit tonë, nga 271 mijë lekë në 460 mijë lekë apo 68%, krahasuar me vitin 2005. Ministri i Financave Ridvan Bode ndër të tjera theksoi se karakteristikë kryesore e buxhetit të vitit 2009, është rritja e efiçensës dhe përdorimit më ekonomik të fondeve:
Buxheti për 2009 tha ministri Bode, merr në konsideratë disa prioritete:
-Së pari, përshpejton prioritetet e shpallura nga qeveria për mbështetjen e shërbimeve publike si infrastruktura kombëtare e lokale, shëndeti dhe arsimi publik, rritja e qenësishme e pagave dhe pensioneve të ulëta si dhe plotësimi i angazhimeve në kuadrin e proceseve integruese në Nato dhe BE;
-Së dyti, implementohen për herë të parë disa reforma strukturore, sidomos në sektorin e arsimit, shëndetësisë, decentralizimit lokal dhe bujqësisë.
-Së treti, programon fonde të mjaftueshme për të minimizuar çdo implikim të mundshëm të ekonomisë sonë nga ndikimet e krizës së ekonomisë ndërkombëtare, duke mbështetur kështu, ritmet e larta të rritjes së ekonomisë shqiptare. Ish ministri i Financave deputeti socialist, Arben Malaj tha ndër të tjera se investimet e huaja në buxhetin e vitit 2009 janë ndër më të ulëtat.
Të ardhurat e parashikuara në këtë buxhet janë të barabarta me ato të vitit 2008, pa asnjë shtesë. Ne vlerësojmë se buxheti duhet të jetë sa më realist; një efikasitet më i madh duhet në mbledhjen e të ardhurave nga lufta kundër informalitetit, evazionit, korrupsionit dhe kontrabandës.
Reduktimi i risqeve të energjisë si për furnizmin në kohë të ekonomisë dhe për të reduktuar kostot buxhetore, duhet të jetë prioritet dhe jo thjesht justifikim me privatizimin.- u shpreh ndër të tjera deputeti Malaj. Votimi ne parim i buxhetit 2009 do të zhvillohet ditën e hënë, date 24.11.2008. Seanca plenare i mbylli punimet në orën 04.20, date 21.11.2008