Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një projektligj.
Në mbledhjen e datës 17 nëntor, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjin: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8537, datë 18.10.1999, Për barrët siguruese, të ndryshuar, në prani të Zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Eno Bozdo.
Ky ndryshim, i cili është në kuadër të reformave për përmirësimin e klimës së biznesit, duke ofruar shërbime më cilësore, të shpejta dhe me kosto të ulët, synon të transferojë në sektorin privat shërbimin e barrëve siguruese. Kështu, duke futur modelin one-stop-shop, bëhet i mundur rregjistrimi brenda ditës i çdo transaksioni, nëpërmjet një menaxhimi më cilësor e me kosto më të ulët. Me anë të një kontrate konçesionare, shërbimi do t`i delegohet një subjekti juridik privat dhe ofruesi i shërbimit do të jetë përgjegjës për dëmin e shkaktuar, si rezultat i gabimeve ose mosfunksionimit në rregull të sistemit të rregjistrit.
Komisioni e miratoi projektligjin me të gjitha votat pro të deputetëve të pranishëm.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)