Kuvendi vazhdon punimet edhe sot

Gjatë ditës së djeshme është arritur marrëveshje që opozita të qëndroj në seancë, por jo edhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.
Në rend të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bibliotekat në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për lojërat e fatit dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për fondet pensionale në Kosovë.
Po ashtu, në rend të ditës është edhe kërkesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për tërheqjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-168 për Turizmin dhe Shërbimet Turistike dhe shqyrtimi Planit Hapësinor i Zonës me interes të veçantë "Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Kleçkë dhe Divjakë".