E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi vendos: Ne Cad dhe 63 trupa ushtarake

Kuvendi miratoi dje me shumice votash, dergimin e nje kompanie te Forcave te Armatosura ne Cad. Kompania shqiptare do te perbehet nga 63 trupa ushtarake, te cilat do te nisen ne Cad, ne kuader te kontributit qe vendi yne jep ne misionet paqeruajtese ne bote. Sipas vendimit te miratuar dje, kompania do te qendroje per nje periudhe gjashte mujore me nje kosto financiare prej 99 milione lekesh. Detyra e ketij kontingjenti te Forcave te Armatosura, qe nisen me misionin paqeruajtes ne Cad, eshte ruajtja e shtabit te OKB-se ne kryeqytetin e Cad-it. Ky eshte kontingjenti i dyte qe niset ne kete vend. Nje mision i tille u nis po ne Cad, rreth dhjete muaj me pare me mision paqeruajtes, nderkohe qe tashme me anetaresimin ne NATO, trupat do te shtohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›