E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet, bashkepunim konstruktiv me opoziten"

Kryeministri u shpreh se me nje fryme konstruktive bashkepunimi, me te gjitha forcat politike, do te bejme cdo gje qe procesi zgjedhor te jete nje proces i denje per nje vend anetar te NATO-s. Nje fakt te tille ai e ka pranuar dje ne pritjen e dhene ne Pallatin e Brigadave, me rastin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Ne te cilin kane marre pjese perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, kryeparlamentarja Topalli, numri dy i qeverise, Genc Pollo, ministra, deputete, perfaqesues te partive politike ne vend dhe kabineti i keshilltareve. "Vendi im eshte perpara nje testi shume te rendesishem dhe keto jane zgjedhjet e pergjithshme. Per cdo vend zgjedhjet jane shume te rendesishme, por per vendet qe kane pasur problemet me zgjedhjet, ato jane edhe shume here me te rendesishme. Ju garantoj se me nje fryme konstruktive bashkepunimi, me te gjitha forcat politike, do te bejme cdo gje qe, ky proces te jete nje proces i denje per nje vend anetar te NATO-s", u shpreh kryeministri Berisha. Per here te pare, pas kaq kohesh, kreu i qeverise nuk ka munguar te shprehe tere gatishmerine e tij, qe nepermjet nje bashkepunimi konstruktiv me pakicen, te realizoje nje proces te denje per nje vend anetar te NATO-s. Kryeministri Berisha i shprehu mirenjohjen me te thelle te gjitha vendeve anetare te NATO-s, per solidaritetin dhe ndihmen e jashtezakonshme qe ata kane dhene per Shqiperine. Ai ka nenvizuar se festohet nje eveniment, i cili 20 vite me pare ka qene i paimagjinueshem. "Nje mirenjohje shume te vecante, une dua t'i adresoj sot qeverise se SHBA-se, kombit te madh amerikan, Presidentit Obama dhe ambasadorit Uidhers, ndihma e te cileve ka pasur nje rol percaktues per shnderrimin ne realitet te ketij projekti te madh per kombin tone", tha Berisha. Per te cilin, tere rruga e anetaresimit ka kaluar permes reformave ambicioze. Nga ana e tij, ambasadori amerikan, Uidhers eshte shprehur se Shqiperia kremton hapjen e nje mundesie te madhe. "Ju dhe vendi juaj, e keni shpenguar kete perbetim tuajin historik dhe keni arritur takimin tuaj me historine", tha Uidhers, duke pershendetur per kete arritje Shqiperine. "Dite me te mira po vine per Shqiperine dhe se ne jemi vertete te bekuar qe po i deshmojme se bashku keto dite", tha Uidhers.

Angazhimi

"Ju garantoj se do te bejme cdo perpjekje per te shnderruar besimin tuaj ne nje energji dhe motiv te madh, per konsolidimin ne Shqiperi te vlerave dhe parimeve per te cilat NATO qendron", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›