LSI: Kartat, kryeministri po shkel Kushtetuten me diferencimin
Levizja Socialiste per Integrim akuzoi kryeministrin Sali Berisha, se po shkel Kushtetuten, me ndarjen se cilet zgjedhes duhet te perfitojne kartat falas. Kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi, tha dje se qytetaret jane te gjithe te barabarte dhe kryeministri nuk duhet te beje ndarje te tilla racore. "Kjo politike qe po beni eshte e deshtuar. Ndaj ne ju bejme thirrje qe te shpetoni zgjedhjet, jepini kartat falas", tha Xhufi. Po sipas zv/kryeministrit Pollo, nuk ka aspak ndarje racore. Perkundrazi jane politika, qe aplikohen per ndihme ndaj ketyre shtresave ne vend.