Kuvendi vendos për regjistrimin e popullsisë
Kuvendi i Kosovës, i cili do të mblidhet më 19 nëntor, do të shqyrtojë disa projektligje, në mesin e të cilave edhe Propozimvendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave.
Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e saj të rregullt, të drejtuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka vendosur që në seancën e radhës, të shqyrtohen për herë të parë Projektligji për borxhet publike dhe Projektligji për hetim parlamentar. Kurse për herë të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-133 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Në po këtë seancë, deputetët do të shqyrtojnë Raportin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës për vitin 2008, Propozimvendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, si dhe Propozimvendimin për uljen e taksës administrative të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, bën të ditur Zyra për Informim e Kuvendit.
Ndërsa ka mbetur, që në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë të plotësohet rendi i ditës për këtë seancë, si dhe të caktohet data e seancës për shqyrtimin e Proojektbuxhetit të Kosovës për vitin 20010.
Duke e shqyrtuar mocionin e deputetit Riza Smaka për përgatitjen e Projektligjit për rregullimin e marrëdhënieve juridike me elementë ndërkombëtarë, Kryesia ka rekomanduar që nga Qeveria e Kosovës të kërkohet mendimi lidhur me këtë propozim.
Kurse lidhur me kërkesën e deputetit Naim Rrustemi për shqyrtimin e respektimit të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në Kuvendin e Kosovës, Kryesia ka vendosur që të kërkojë nga të gjithë deputetët, të cilat, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mbajnë funksione dhe paguhen nga buxheti i Kosovës, të heqin dorë vullnetarisht nga njëri funksion.
Duke shqyrtuar ftesën e Asamblesë Parlamentare e NATO-s për pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit në Seancën vjeshtore, në Edinburg të Skocisë (që zhvillon punimet nga 13 deri 17 nëntor 2009), Kryesia ka vendosur që të kërkojë nga Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së, të propozojë delegacionin (e përhershëm) 3-anëtarësh, i cili do të ndiqte mbledhjet e Asamblesë Parlamentare e NATO-s.