Sejdiu mban ligjëratë në Oxford Union
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, udhëtoi sot për një vizitë në Britaninë e Madhe.
Gjatë kësaj vizite, Sejdiu do të mbajë një ligjëratë në Oxford Union, ku do të flasë për zhvillimet në Republikën e Kosovës, njofton Presidenca nëpërmes një komunikate për shtyp.
Oxford Union, e themeluar më 1823, me qëllim të ofrimit të një forumi për diskutime dhe debat, është shoqata më prestigjioze e debatit, ku kanë ligjëruar figurat më të shquara botërore, thuhet në komunikatën shpërndarë medieve.