E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas zgjedhjeve, 6 komuna të reja

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se dalja e qytetarëve në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit e legjitimon krijimin e gjashtë komunave të reja, të cilat përbëjnë decentralizimin, ndërsa kanë vlerësuar se zhvillimet e deritanishme politike e kanë bërë Kosovën vend të pajtueshëm.

Aktivisti Glauk Konjufca tha se premtimi kryesor për të cilin po mbahen këto zgjedhje lokale, është duke u mbajtur fshehtas nga fushata parazgjedhore, duke shtuar se ky votim është të votohet për decentralizimin.

Duke folur për mosrealizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatave zgjedhore, Konjufca vlerësoi se zhvillimet e deritanishme politike e kanë bërë Kosovën vend ta pajtueshëm.

Përderisa politikanët, po na thonë se Kosova është vend i sigurt, vend me perspektivë të qartë, janë me mijëra ata qytetarëve të Kosovën, të cilët madje edhe po i shesin pasuritë e tyre të patundshme vetëm e vetëm që të ikin nga Kosova, sepse falë këtyre politikanëve, falë udhëheqësve politike të shtetit të Kosovës dhe të partive politike të Kosovës e kanë bërë Kosovën vërtet një vend të pajtueshëm, tha ai.

Ndërkaq, Visar Imeri nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Prishtina pas 15 nëntorit nuk do të jetë Prishtina e cila është tani, por do të jetë Prishtina pa Graçanicën dhe pa fshatrat që ia merr Prishtinës Graçanica, duke shtuar se edhe Gjilani, Vitia, Lipjani dhe Mitrovica do të jenë komuna të cunguara.

Në emër të multietnicitetit, të cilin e kanë imponuar këtu në Kosovë, duke e barazuar kështu pakicën me shumicën absolute shqiptare, këto zgjedhje i krijojnë gjashtë komuna të reja etnike, do me thënë në këto komuna te reja të cilat krijohen, dy prej tyre do të jenë njëqind për qind serbe, do me thënë Parteshi dhe Ranillugu do të jenë qind për qind serbe, përderisa komunat tjera do ta kenë një pakicë të theksuar të shqiptarëve përbrenda, theksoi Imeri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›