Kuvendi vendos përgjimin e tatimorëve
02/10/2009 Komision i Ligjeve i njohu të drejtën e survejimit edhe Ministrisë së Financave
Me ndryshimet e ligjit qeveria synon luftën ndaj evazionit fiskal
Ministria e Financave, ashtu si SHISH-i, Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme dhe çdo shërbim tjetër informativ e policor i krijuar me ligj, ka të drejtë të kërkojë përgjimin për të siguruar të dhënat e domosdoshme për realizimin e detyrave të tyre ligjore. Vendimi u mor dje nga Komisioni parlamentar i Ligjeve duke ia dërguar shtesat e projektligjit “Për përgjimin e telekomunikimeve” për miratim seancës parlamentare. Projekti është shqyrtuar një vit më parë nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me gjithë kundërshtimet e opozitës.
Ndryshimet
Parlamenti u deklarua kundër qeverisë për shtrirjen e procesit të përgjimit tek të gjitha ministritë apo organet shtetërore që në kompetencë forca policore dhe që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore. Përveç institucioneve që e gëzonin këtë të drejtë, legjislativi shtoi vetëm Ministrinë e Financave. “Shërbimi Informativ Shtetëror, shërbimet informative/policore të Ministrisë së Rendit Publik, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave si dhe çdo shërbim tjetër informativ/policor i krijuar me ligj kanë të drejtë të kërkojnë përgjimin për të siguruar të dhënat e domosdoshme për realizimin e detyrave të tyre ligjore. Asnjë prej institucioneve publike të përcaktuara më sipër nuk ka të drejtë të parashtrojë një kërkesë për përgjim për çështje ose veprimtari që nuk janë parashikuar me ligj në objektin e punës e të veprimtarisë së tyre informativo-gjurmuese”, - përcaktohet në nenin e ndryshuar sipas sugjerimeve të Komisionit të Ligjeve. Me këtë projektligj kërkohet që Ministria e Financave të përfshihet ligjërisht tek organet që mund të bëjnë përgjime për veprimtarinë e organeve tatimore dhe doganore. “Prokurori i përgjithshëm, në mungesë të tij prokurori i autorizuar prej tij, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim të drejtorit të SHISH-it, mnistrit të Rendit Publik, mnistrit të Mbrojtjes, mnistrit të Drejtësisë ose mnistrit të Financave, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e telekomunikimeve nëpërmjet pajisjeve të telekomunikacionit”, - vijon neni 8 i ndryshuar. Me këtë ndryshim parashikohet vënia në lëvizje e një departamenti operativ hetimor pranë tatim-doganave për të investiguar veprimtarinë e tatimorëve dhe doganierëve.
Projekt i prapambetur
Projekti në fjalë nuk është propozim i fundit i qeverisë, por i është dërguar Kuvendit për miratim një vit më parë. Ai u shqyrtua nga Komisioni për Sigurinë kombëtare, komision përgjegjës për këtë projekt, ku institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme u deklarua hapur kundër këtij projekti.
Propozimi
Anëtari Viktor Gumi propozoi një mënyrë të re komunikimi në funksion të mbarëvajtjes së punës: atë të përdorimit të trade-change, siç quhet në komunikimin ndërkombëtar shkëmbimi mes internetit. Ideja nuk gjeti përkrahje, madje disa nënqeshën.
Qeveria
Iniciativa e projektit është forcimi i luftës kundër korrupsionit. Ky synim ka të bëjë me dhënien e atributeve të perceptimit të bisedave vetëm për sa i përket aktivitetit të tyre të përditshëm, pasi një pjesë e mirë e inspektorëve të tatimeve apo të doganave janë pjesë direkt apo indirekte në biseda korruptive.
Presidenti Topi takon kryebashkiakun e Torinos
“Piemonti, referencë pozitive për pushtetin tonë vendor”
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje kryetarin e bashkisë së Torinos, Serxho Kiamparino. Fillimisht kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e veçantë që mbart bashkëpunimi mes pushteteve vendore dhe strukturave përkatëse të tij dhe vuri në dukje se përvoja e autoriteteve vendore të një rajoni kaq të zhvilluar si Piemonti është një referencë pozitive me interes dhe një kontribut e ndihmesë për strukturat e pushtetit tonë vendor në ushtrimin e kompetencave të tij dhe realizimin e reformave të rëndësishme. Në mënyrë të veçantë Presidenti i Republikës nënvizoi angazhimin e tij në nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm midis Universitetit Politeknike dhe atij të Studimeve të Torinos dhe Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Mjekësisë Veterinare të Torinos dhe atij të Kamzës. Duke u ndalur në sektorin e ekonomisë, Presidenti Topi renditi mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria për bizneset prestigjioze të huaja, veçanërisht për investitorët italianë. Në këtë kuadër, ai shprehu besimin se bashkëpunimi, investimet dhe ndërmarrjet italiane në Shqipëri do të vijojnë me të njëjtin intensitet dhe cilësi, duke zgjeruar më tej fushën e veprimtarisë së tyre. Nga ana e tij kryetari i bashkisë së Torinos, Serxho Kiamparino, vlerësoi arritjet dhe transformimet e shumta të Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Ai vlerësoi gjithashtu lidhjet e hershme historike dhe ndjenjat e miqësisë dhe të bashkëpunimit të frytshëm, të cilat përbëjnë një bazë të konsoliduar për rritjen e bashkëpunimit dhe mundësive të investimeve nga Piemonti jo vetëm në nivel vendor, por edhe më gjerë, në të gjitha fushat e tjera.
Kreu i Kushtetueses, Kristo, pret delegacionin kroat
“Nevoja e konsolidimit të shtetit të së drejtës është prioritet i Shqipërisë”
Në kuadër të konsolidimit të demokracisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës, bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese homologe dhe shkëmbimit të eksperiencave, në vendin tonë nisi vizitën një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë me në krye kryetaren e kësaj gjykate Jasna Omejec. “Vizita e delegacionit kroat vjen në një kohë kur nevoja e konsolidimit të shtetit të së drejtës është një nga synimet që duhen përmbushur në ëndrrën euroatlantike, për të cilën aspirojnë Shqipëria dhe Kroacia”, - u shpreh në pritjen e mirëseardhjes kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vendin tonë Vladimir Kristo. Dy homologët në bisedën mes tyre shprehën gatishmërinë për forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe u angazhuan për krijimin e një tradite takimesh frytdhënëse dhe në të ardhmen. Gjatë vizitës zyrtare do të zhvillohet dhe një tryezë e rrumbullakët me temë: “Mbrojtja e të drejtave kushtetuese të individit në këndvështrimin e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”. Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë do të pritet në takime të veçanta dhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.
Kreu i qeverisë shqiptare merr mesazh urimi për fitoren e zgjedhjeve
Vlerësime për angazhimet e kryeministrit Berisha
Kryeministri maqedonas beson në bashkëpunimin mes vendeve
Kryeministri Sali Berisha ka marrë mesazhe të shumta urimi për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare. Drejtori i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, i ka dërguar dje kryeministrit Berisha një mesazh urimi, ku thekson se rizgjedhja i jep mundësinë që të bëjë edhe më shumë për të çuar vendin përpara. “Komisioni i Venecias ka qenë i angazhuar në Shqipëri që në vitet ’90 dhe sa herë që unë kam vizituar vendin tuaj kam mbetur i befasuar nga progresit e jashtëzakonshme të realizuara në një kohë të shkurtër. Komisioni i Venecias do të jetë i lumtur t’Ju mbështesë në përpjekjet tuaja brenda hapësirës së tij të kompetencës”, - thuhet në mesazh. Po ashtu kryeministrin Berisha e ka uruar edhe homologu i tij maqedonas Nikola Gruevski, i cili shkruan se beson thellësisht se “me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Jam i bindur se na pret një e ardhme intensifikimi e dialogut të përbashkët politik në nivelin bilateral dhe multilateral, i cili do të kontribuojë në realizimin e arritjeve strategjike në të dy vendet”. Kryeministrin Berisha e ka uruar edhe lideri i Partisë Popullore Austriake Josef Proll, i cili thekson se “Shqipëria qëndron sot në një udhëkryq historik drejt integrimit europian dhe jam i gëzuar që ju do të drejtoni Shqipërinë në rrugën drejt këtyre horizonteve të reja, që premtojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet për vendin tuaj dhe të gjithë rajonin”. Në adresë të kreut të qeverisë shqiptare ka mbërritur edhe një mesazh urimi nga kreu për Europën i korporatës “Microsoft” Jan Muehlfeit, i cili uron kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë. Muehlfeit garanton mbështetjen e “Microsoft” për realizimin e projektit “Shqipëria në moshën dixhitale”.
Berisha takon kryebashkiakun e Torinos
Kryeministri Sali Berisha ka pritur ditën e djeshme në një takim të veçantë kryetarin e bashkisë së Torinos, Sergio Champarino. Kryeministri Berisha u shpreh mjaft i kënaqur që do të kishte një bashkëpunim më të ngushtë me këtë qytet, qendër e fuqishme industriale në Itali dhe më gjerë. Nga ana e tij kryebashkiaku i Torinos tha sa ka një interes të madh nga kompanitë torineze për të investuar në Shqipëri.