E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria amerikane Starton sot gara për vizat e 2011-s

02/10/2009  Plotësimi i formularit të aplikimit nga 2 tetori deri më 30 nëntor 2009

E vetmja mënyrë për të aplikuar është ajo elektronike në adresën www.dvlottery.state.gov.

Vendi ynë siguron sërish të drejtën e aplikimit për lotarinë amerikane në njoftimin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Duke filluar nga dita e sotme e deri më 30 nëntor 2009, kandidatët e interesuar mund të plotësojnë formularin e aplikimit për marrjen e vizës së punësimit në këtë vend. Kërkesa për lotarinë amerikane duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike duke filluar nga mesdita e sotme deri në fund të muajit nëntor. Tashmë janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjithë kandidatët që të bëhen pjesë e garës së përzgjedhjes së 55 mijë emrave fitues. Ndërkohë në faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit janë listuar edhe vendet që nuk do të lejohen të marrin pjesë në këtë përzgjedhje për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që dërgojnë çdo vit SHBA-të. Kompjuteri do të përzgjedhë ndërmjet kërkesave të bëra personat që plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara. Individë të zgjedhur do të njoftohen me poste nga maji deri në korrik 2010, teksa letra e njoftimit do të ofrojë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Individët që nuk zgjidhen nuk do të marrin ndonjë njoftim.

Ambasadat dhe procedura

E vetmja mënyrë për të aplikuar në lotarinë 2011 është ajo elektronike. Adresa është www.dvlottery.state.gov. Nëse nuk e plotësoni të tërën, do të skualifikoheni.

Formulari përmban të dhëna që janë lehtësisht të plotësueshme dhe duhet të kryhen në mënyrë të saktë dhe pa gabime. Ndërkohë që kujdes duhet treguar me madhësinë e fotove, që duhet të jenë në përmasa të duhura për të mos sjellë skualifikm nga e drejta e konkurrimit. Për shkak të volumit të madh të aplikimeve, paraqitja e formularëve sa më herët mund të mundësojë që aplikantët e suksesshëm të njoftohen në kohë. “Sigurohuni, plotësoni të gjitha kushtet për të marrë pjesë në lotari. Aplikoni vetëm një herë, regjistrohuni në mënyrë elektronike dhe plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara”. Aplikantët do të njoftohen nëse aplikimet janë marrë nëpërmjet internetit. Aplikimet e suksesshme do të shfaqen në faqen e internetit.

Publikimi i fituesve

Personat që synojnë të bëhen pjesë e programit të lotarisë duhet të regjistrohen në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov brenda periudhës së regjistrimit, që është më e këshillueshme të jetë sa më shpejt. Ne dispozicion të aplikantëve nga e gjitha bota do të jenë 55 mijë viza dhe seleksionimi i fituesve do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë seleksionimi do të bëhet rastësor. Megjithatë, do të ketë edhe skualifikme, në rast se fotot nuk do të jenë të madhësive të kërkuara. Në procedurën e rregullave thuhet se aplikimi do të skualifikohet nëse nuk dërgohen të gjitha fotot e kërkuara. Fotot e kërkuara janë: fotot e fundit të aplikantit dhe bashkëshortit/bashkëshortes së tij si dhe fotografia e secilit fëmijë nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët natyralë, fëmijët e birësuar, si dhe ata thjeshtër. Nuk janë të nevojshme fotot në rastet kur fëmijët kanë nënshtetësi amerikane apo leje të përhershme qëndrimi. Fotot duhen dërguar, edhe nëse fëmija nuk jeton më me aplikantin apo nuk ka ndër mend të emigrojë me programin e lotarisë së vizave DV. Fotografi grupi apo e gjithë familjes nuk do të pranohen; duhet të ketë foto të veçantë për çdo anëtar familjeje. Fotoja duhet të jetë dixhitale për secilin nga aplikantët, bashkëshortin ose bashkëshorten e fëmijët dhe duhet të dërgohen me internet.

Kërkesat për aplikim

1. Aplikantët duhet të jenë shtetas në një nga vendet që janë përcaktuar. Qytetarë të një vendi që klasifikohen si shtetas të tij. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo do të thotë vendi ku aplikuesi ka lindur. Megjithatë, ka dy mënyra të tjera se si klasifikohet aplikanti. E para, nëse një person ka lindur në një shtet që nuk i përket listës së përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, por bashkëshortja e tij ose bashkëshorti kanë lindur në një vend që i përket listës, ai person mund të deklarojë vendin e lindjes së bashkëshortes së tij dhe që të dy mund të sigurojnë aplikimin njëkohësisht. E dyta, nëse një person ka lindur në një shtet që nuk është në listë, por asnjëri nga prindërit e tij skanë lindur atje apo skanë banuar atje në kohën kur ai ka ardhur në jetë, ai person mund të deklarojë shtetësinë e njërit nga prindërve, nëse është një nga vendet që janë të përcaktuara në programin e lotarisë amerikane për vitin e ardhshëm. Gjithashtu aplikuesi duhet të plotësojë kërkesat e arsimimit dhe trajnimit të programit të lotarisë.

Arsimimi dhe trajnimi.

Një aplikant duhet të ketë arsimin e mesëm apo ekuivalentin e tij, i cili cilësohet si një përmbushje e suksesshme e një shkollimi 12-vjeçar. Ose të paktën të ketë dy vjet eksperiencë pune brenda pesë vjetve të fundit, punë e cila ka kërkuar të paktën dy vjet trajnimi ose eksperiencë për tu fituar. Nëse aplikanti nuk mund ti plotësojë këto kërkesa, nuk duhet të aplikojë për programin e lotarisë së vizave amerikane

Konfirmimet për plotësimet që do të bëhen

Procedurat e aplikimit në lotarinë

1. Departamenti i Shtetit mund të pranojë vetëm forma të plotësimit elektronik për lotarinë e vizave DV në www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit, që fillon në orën 12:00 të datës 2 tetor deri në orën 12:00 të datës 30 nëntor 2009.

2. Nëse do të ketë shumë aplikime për një person, të gjitha ato do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka bërë aplikimin. Aplikantët mund të përgatiten dhe ta bëjnë vetë aplikimin, por mund ta bëjë edhe dikush tjetër për ta.

3. Regjistrimi i suksesshëm do të konfirmohet dhe do të dërgohet në adresën elektronike me emrin e aplikantit, datën e lindjes, shtetësinë dhe ditën e datën e aplikimit. Aplikanti mund ta printojë këtë konfirmim për ta pasur.

4. Aplikimet në letra nuk do të pranohen.

5. Aplikimi do të skualifikohet nëse nuk dërgohen të gjitha fotot e kërkuara. Fotot e kërkuara janë: fotot e fundit të aplikantit dhe bashkëshortit/bashkëshortes së tij si dhe fotografia e secilit fëmijë nën moshën 21 vjeç, duke përfshirë të gjithë fëmijët natyralë, fëmijët e birësuar si dhe ata thjeshtër. Nuk janë të nevojshme fotot në rastet kur fëmijët kanë nënshtetësi amerikane apo leje të përhershme qëndrimi. Fotot duhen dërguar, edhe nëse fëmija nuk jeton më me aplikantin apo nuk ka ndër mend të emigrojë me programin e lotarisë së vizave DV. Fotografi grupi apo e gjithë familjes nuk do të pranohen. Duhet të ketë foto të veçantë për çdo anëtar familjeje. Fotot duhet të jenë dixhitale për secilin nga aplikantët, bashkëshortin ose bashkëshorten e fëmijët dhe duhet të dërgohen me internet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›