E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvendi zgjedh kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Kuvendi zgjodhi sot kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Konkretisht, Ilirjana Nano u rizgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ-së, me 116 vota pro, 2 abstenime dhe 2 kundër.

Arben Ristani u zgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 111 vota pro, 2 abstenime dhe 7 kundër.

Dritan Çaka u rizgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së, me 116 vota pro, 2 abstenime dhe 2 kundër.

Bledar Skënderi u zgjodh si anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër.

Helga Vukaj, u rizgjodh anëtare e Komisionit Rregullator të KQZ-së me 112 vota pro, 3 abstenime dhe 6 kundër.

Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.

Rregullatori ndër të tjera ka kompetencë të miratojë rregulla të detajuara për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, rregullat dhe udhëzimet për njehsimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore, si dhe për veprimtarinë e institucioneve publike në shërbim të zgjedhjeve.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›