E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE heton “Deutsche Börse” dhe “Nasdaq” për akuzat antitrust

BRUKSEL, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian ka hapur një hetim antitrust ndaj kompanive të bursave “Deutsche Börse” dhe “Nasdaq” për akuzat për bashkëpunim në listimin, tregtimin dhe pastrimin e derivateve financiare.

“Ne po hetojmë nëse “Deutsche Börse” dhe “Nasdaq” mund të kenë bashkëpunuar për të shmangur konkurrencën për listimin, tregtimin dhe pastrimin e disa derivateve financiare”, tha në një deklaratë zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera.

“Komisioni është i shqetësuar pasi dy kompanitë e bursave shmangën konkurrencën me njëra-tjetrën duke ndarë kërkesën, duke koordinuar çmimet dhe duke shkëmbyer informacione konfidenciale, komercialisht”, thuhet në një njoftim për shtyp.

“Nëse kjo konfirmohet, një sjellje e tillë mund të jetë në shkelje të rregullave të konkurrencës së Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Rregullat e konkurrencës ndihmojnë në sigurimin e konkurrencës së drejtë dhe të hapur midis kompanive të bursave”, tha Ribera.

“Hapja e një hetimi nuk paragjykon rezultatin e tij”, theksoi komisioni. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›