E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhepi akuzon zyrtarët e UNMIK: Keqpërdorën pozicionin

Kryetari i komunës, Bajram Rexhepi, tha se gjendja gjatë dy javëve të fundit ka qenë me tensione, për shkak të protestave të dhunshme të pjesëtarëve të komunitetit serb që kundërshtojnë procesin e rindërtimit në Kroin e Vitakut.

Kjo situatë, tha ai, ka rrjedhur si pasojë e keqpërdorimit të pozicionit prej zyrtarëve civil të UNMIK-ut në veri të Mitrovicës, të cilët nëpërmjet një letre kishin kërkuar nga stacioni i policisë në veri që të mos lejojë fillimin e pastrimit të gërmadhave në shtëpitë e djegura të shtëpive të familjeve Vitaku në Kroin e Vitakut.

Ndërsa, për protestën e pjesëtarëve të komunitetit serb që është paralajmëruar për të hënën në veri të qytetit, me moto “Kundër rindërtimit dhe kundër EULEX-it”, kryetari Rexhepi, theksoi se vetë motoja tregon për absurditetin me të cilën udhëhiqet Këshilli Nacional Serb dhe strukturat paralele në veri.

Sa i përket kësaj proteste, përfaqësuesi i drejtorisë së policisë rajonale në Mitrovicë, Nexhip Gashi, dhe përfaqësuesit e KFOR-it thanë se janë marrë të gjitha masat që situata të mbahet nën kontroll. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›