Kuvendim me Fan Nolin
Vargje nga Arben Duka
Pjesa 1
Eh, Fan Nol, kryepoet,
Mund të rrish faqe i qetë,
Shqipja jetime nuk mbet,
Se tani e mban pushteti,
Sulltani dhe Kabineti!
Ti je silloisur kot,
Se vatani gjeti zot,
Thonë gjysmë-Kastriot,
Thonë dhe nuk thonë kot,
Nga pushteti kurrë slot!
Tani se kam me të tallur,
Mbretin Zog e ka ringjallur,
E ka kthyer burrë shteti,
Se floririn vodhi mbreti,
Kokërr më kokërr e treti!
Kur do atë palo mbret,
Ty stë do more poet,
Nuk të do me të vërtet,
Se si vjen sipas humorit,
Revolucion i Qershorit!
Kur Ahmetin e përzunë,
Erdhën serbët prapë e vunë,
U fali mbreti majmun,
Manastir e Shën Naum,
Juve ikët me përdhunë!
Ky nuk do as Bac Bajramin,
Që sa malet e ka namin,
Ka dalë tepër dhe Avniu,
Që Esat Pashane shtriu,
Në Paris dy krisma shtiu!
Ku nuk do Luigj tribunin,
Se luftoi me mbret majmunin,
Ky Ahmet Zog karnavalin,
E ve mbi Smail Qemalin,
Presim të rejat të dalin!
Vijon