Kuzhe – Longareviç - Pakult, kandidatët zyrtarëDy kroatët kanë në “CV”-të e tyre një të kaluar me kombëtare afrikane, Longareviç ka drejtuar më parë përfaqësuesen e Libisë, ndërsa Kuzhe atë të Ruandës, por pa pasur ndonjë sukses të dukshëm me t

Njërit nga këta të tre, austriakut Peter Pakult (50 vjeç), kroatit Ilija Lonçareviç (65 vjeç) e krotatit tjetër Josip Kuzhe (57 vjeç), do t’i bjerë “letra me vrimë” të hedhur në tavolinë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka-
Tekniku i ri, i pesti i huaj që do të drejtojë Shqipërinë që nga viti 2002, do të drejtojë Kombëtaren shqiptare të futbollit për tri ndeshjet e mbetura për eliminatoret e Botërorit 2010 e komplet fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2012.
Tri kandidaturat tashmë janë zyrtarizuar nga Duka si të fundit, nga të cilët bosi i futbollit shqiptar do të zgjedhë atë që do të bindë me projektin e tij, por dhe me “sakrificën” për të pranuar 300 mijë eurot e kontratës e ca muaj më shumë qëndrimi në “karantinën” shqiptare.
Dy kroatët kanë në “CV”-të e tyre një të kaluar me kombëtare afrikane, Longareviç ka drejtuar më parë përfaqësuesen e Libisë, ndërsa Kuzhe atë të Ruandës, por pa pasur ndonjë sukses të dukshëm me to.
Pakult, i cili tri vite më parë ka mbërritur në Tiranë për të parë në aksion Hamdi Salihin, kur shkodrani ishte pjesë e Tiranës përpara se të transferohej te SV Ried në Austri, ka drejtuar vetëm në nivel klubesh, aktualisht drejton Rapidin e Vjenës, që renditet i dyti në Bundesligën austrike (4 pikë më pak se Salzburgu i vendit të parë).
Më 6 qershor, Shqipëria do të ndeshet me Portugalinë për eliminatoret e Botërorit, dhe trajneri i ri ka vetëm 20 ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, teksa është e natyrshme që lista e lojtarëve do t’i propozohet nga FSHF-ja.
E Premte, 15 Maj 2009