E Diel, 1 Nëntor 2026

Berberi: “Look modern? Salihi është konservator”"Më ka bërë përshtypje, pasi për një kohë të shkurtër ka mësuar shumë mirë gjermanisht. Kjo më imponon mua respekt”, - citohet berberi Valter Klain nga faqja austriake nachrichten.at në lidhje me

Hamdi Salihi është një futbollist që nuk e ka qejf look-un modern. Kështu mendon berberi ku qethen lojtarët e skuadrës austriake të SV Ried, Heinc Valter Klajn, në berberanën e të cilit ndodhen disa dhjetëra foto dhe autografe të nënshkruara nga lojtarët e Riedit.

Sipas Klain, lojtarë të tillë si Peter Hakmair e Anel Haxhiç u pëlqen të ndryshojnë shpesh lukun e tyre, por ndryshe ndodh me sulmuesin shkodran.

“Hamdi Salihi është një një tip më vete. Ai është në këtë pikëpamje konservator. Por, ai nga ana tjetër më ka bërë përshtypje, pasi për një kohë të shkurtër ka mësuar shumë mirë gjermanisht. Kjo më imponon mua respekt”, - citohet berberi Valter Klain nga faqja austriake nachrichten.at në lidhje me klientin e tij shqiptar.

Hamdi Salihi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit austriak dhe gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola në kampionat dhe pesë në Kupën e Austrisë.

Dy golat e tij të fundit në Austri i shënoi kundër Matersburgut, ndërsa shënoi edhe një gol në barazimin 3-3 të Shqipërisë B kundër Milanit në ndeshjen e vlefshme për trofeun e dyte të “Taçi Oil Albania Reads”.

E Premte, 15 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›