Kuzhe: Fillim i hidhur. Keiroz: Vuajtëm shumë“Nuk jam plotësisht i kënaqur, pasi skuadra jonë ka kohë që nuk merr një rezultat pozitiv. Një humbje në fundin e ndeshjes kurrë nuk është e gëzueshme. Gjithsesi, them se kemi një skuadër me potencia

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe(56-vjeç), pranoi se ishte pjesërisht i kënaqur pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Portugali (1-2), e vlefshme për eliminaroret e Kampionatit Botëror, takim që përkoi edhe me debutimin e tij në stolin kuqezi.
“Nuk jam plotësisht i kënaqur, pasi skuadra jonë ka kohë që nuk merr një rezultat pozitiv. Një humbje në fundin e ndeshjes kurrë nuk është e gëzueshme. Gjithsesi, them se kemi një skuadër me potencial, që mund të bëhet më e mirë për të ardhmen”, - tha kroati.
Shqipëria pësoi humbjen e tretë rresht ne eliminatore pas atyre me Hungarinë (0-1), Danimarkën (3-0) dhe Portugalinë (1-2), teksa ka humbur më parë edhe me Hungarinë (2-0).
Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Gjeorgjinë, më 10 qershor në Tiranë.
Trajneri i Portugalisë, Karlos Keiroz, pranoi se fitorja e ekipit të tij me golin e Bruno Alvezhit (94’) ishte shumë e vuajtur.
“Nuk duhet ta diskutonim fitoren deri në minutën e fundit. U shtangëm në momentin e golit të barazimit (nga Bogdani), gjë që nuk pritej nga futbollistët e mi). Bëmë gjithçka për ta fituar takimin, por hasëm në një mbrojtje të ngjeshur. Gjithsesi, bëmë gjithçka për ta fituar”.
Portugalia pas gjashtë ndeshjesh ka 9 pikë, shtatë më pak se Danimarka e vendit të parë (16) dhe katër më pak se Hungaria e vendit të dytë (13), duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Botëror.
Të mërkurën Portugalia do të luajë një ndeshje miqësore në transfertë me Estoninë.
E Diele, 07 Qershor 2009