E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshjet e Amerikës Jugore

Botërori 2010 - Mbrëmë vonë u luajtën katër ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Amerikës së Jugut. Bie në sy fitorja e Brazilit që fiton pas 33 vjetësh në Uruguaj me rezultatin e thellë dhe të pastër 0-4, me gola të Alves, Huan, Luis Fabiano dhe Kaka. Ndërsa Argjentina e Maradonës fitoi ngushtë 1-0 ndaj Kolumbisë me gol të mbrojtësit Diaz në pjesën e dytë. Një lojë jo e mirë e argjentinasve por që duhet t’i gëzohen vetëm rezultatit. Ja dhe rezultatet e mbrëmshme:

Paraguaj 0:2 Kili
Argjentinë 1:0 Kolumbia
Bolivi 0:1 Venezuelë
Uruguaj 0:4 Brazil

Renditja: Brazil 24, Paraguaj 24, Kile 23, Argjentina 22, Uruguaj 17, Ekuador 14, Kolumbi 14, Venezuela 13, Bolivia12, Perùja 7.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›