Deklaratat dhe notat e futbollistëve pas ndeshjesLorik Cana: “Jam i zhgënjyer me mënyrën sesi humbëm, pasi pësuam gol në minutat e fundit, gjë që na hoqi edhe kënaqësinë e festës"

Futbollistët e Kombëtares shqiptare dhanë komentet e tyre pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Portugali (1-2), e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.
Ne fjalet e tyre pervec zhgenjimit te humbjes ne minuten e fundit, reflekton dhe shpresa per te ardhmen e Kombetares sone, por dhe vleresimi per trajnerin Kuzhe.
Lorik Cana: “Jam i zhgënjyer me mënyrën sesi humbëm, pasi pësuam gol në minutat e fundit, gjë që na hoqi edhe kënaqësinë e festës. Kemi shumë lojtarë të rinj. Mosha mesatare, duke hequr dy-tre lojtarë është 25 vjeç. Ka perspektivë për të ardhmen. Ka ardhur një trajner i ri. Fillimi i tij, komunikimi , stërvijet, mendimi i tij është shumë i mirë. Jemi me kokën lart dhe do të vazhdojmë në kërë mënyrë”.
Erjon Bogdani: “Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mirë, por pësuam një gol ashtu si në ndeshjen e me Holandën. Në minutat e fundit hamë gol. Me thënë të drejtën jemi profesionistë, nga unë i pari dhe e gjithë skuadra. Të pësosh gol në minutën e fundit është pak tragjike, pasi ndeshjet duhet të zgjidhen te mbyllen dhjetë minutat e fundit”.
Klodian Duro: “Humbja ishte e padrejtë. Të vazhdojmë me atë që bëmë në ndeshjen e sotme, treguam shpirt gare. Unë besoj si shqiptarët se rrugët do të jenë të hapura për një rezultat pozitiv apo për te hedhur një hap drejt asaj që ne shpresojmë apo ëndërrojnë të gjithë për t’ua kualifikuar në një finale të kampionateve botërore”.
Ervin Bulku: “Ekipi nuk fitoi, por zhvilluam një ndeshje të mirë. Zbatuam udhëzimet e trajnerit. Nuk mund të luash si i barabartë me një ekip si Portugalia. Treguam vlerat tona, do t’ia kishim arritur qëllimit 100 për qind, por ai gol i minutës së fundit na prishi gjithçka”.
Kristi Vangjeli: “Ky ekip po vazhdion të rritet dhe në ndeshjet e ardhshme do të jetë në një stad më të lartë. Është fatkeqësi, sepse nuk është hera e parë që pësojmë gol në minutat e fundit. Është dh mungesë fati”.
Elvin Beqiri: “Fillimi ishte paksa i vështirë, sepse kam kohë pa luajtur në këtë pozicion, por besoj se kam bërë më të mirën. Arritëm të kontrollonim lojën mbrojtje, duke mos u lënë shumë hapësirë portugezëve. Por ky është futbolli, e pëson kur nuk e pret”.
Notat
Isli Hidi, 5
Bëri pritje spektakolare, por gaboi në minutën e fundit
Debatik Curri, 5.5
Pati faj në golin e parë të portugezëve, por luftoi gjatë 90 minutave
Kristi Vangjeli, 6.5
Mbron mirë, por bën edhe ndonjë gabim në pasime. I vlefshëm dhe befasues
Lorik Cana, 8
Perfekt, një lider i madh i mbrojtjes. Simboli i Shqipërisë së ardhshme
Endri Vrapi, 6
Një ndeshje e mirë përballë një sulmuesi i Hugo Almeda. I dobishëm
Elvin Beqiri, 6
Luajti në një pozicion të ri, por ia doli të ndalë sulmet e portugezëve
Ansi Agolli, 6.5
Zot në krahun e majtë. Dha krosime të vlefshme
Ervin Bulku, 6
I saktë, pozicional në veprimet mbrojtëse
Klodian Duro, 6.5
I impenjuar në mënyrë maksimale, vrapoi shumë dhe dha gjithçka në fushë.
Ervin Skela, 6.5
Kapiteni është gjithmonë lojtari që krijon, dha asistin e golit të Shqipërisë.
Erjon Bogdani, 7.5
Prodhoi golin e vetëm të Shqipërisë, i 10-ti në karrierën e tij me përfaqësuesen. Iu mohua një penallti.
Hamdi Salihi, 6
Tridhjetë minuta të mira për Salihin, rrezikoi dy herë portën e portugezëve.
Besart Berisha dhe Dorian Bylykbashi, luajtën pak minuta.
Trajneri Kuzhe, 7
I vendosi mirë lojtarët në fushë, debutimi i tij ishte shpresëdhënës për një Shqipëri të fortë.
E Diele, 07 Qershor 2009