E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Forma e lojtareve, premtuese ne te ardhmen

Kombetarja shqiptare ka shenuar nje fitore historike, edhe pse behet fjale vetem per nje ndeshje miqesore, ndaj Malit te Zi. Loja e mire e skuadres sone kombetare dhe triumfi i shenuar ndaj nje ekipi qe konsiderohej me i forte dhe ishte favorit per ta fituar ndeshjen, ka entuziazmuar tifozet shqiptare, te cilet ishin te shumte ne numer, per te ndjekur kombetaren tone, edhe ne Podgorice. Kuqezinjte i jane rikthyer seancave normale te stervitjes ne Durres dhe do te vijojne me pergatitjet e tyre para ndeshjes se radhes, ate te 2 qershorit, ndaj skuadres se Andorres. "Ndaj Andorres do te aktivizojme lojtare nga ekipi i te rinjve", - theksoi Josip Kuzhe. Trajneri kroat deklaroi pas ndeshjes miqesore me Malin e Zi, se loja e kuqezinjve eshte duke u ngjitur ne ato parametra qe ai kishte menduar para se te fillonte kompeticioni evropian. "Fitorja ne miqesoren e djeshme, ndaj Malit te Zi do te na vleje shume per te ardhmen. Ekipi po vjen duke u konsoliduar ne te gjitha repartet. Lojtaret e aktivizuar ne kete ndeshje zhvilluan nje ndeshje pozitive, duke i zbatuar detyrat e tyre. Nuk dua te permend per momentin asnje emer", - theksoi kroati Kuzhe. Ndaj ekipit te Andorres, Josip Kuzhe konfirmoi se do te aktivizoje ne fushe lojtare te tjere, kryesisht nga te rinjte. "Kemi nje ndeshje tjeter, ndaj Andorres. Do te preferoj qe te aktivizoj ne fushe te gjithe lojtaret qe kisha ne dispozicion. Pas ndeshjes se dyte miqesore, ekipi mendoj se do te jete edhe me i forte." Kroati ka dhene pershtypjet e para, pas nje viti pune ne drejtimin e ekipit kuqezi. "Tani jam ambientuar plotesisht, por jam ndjere pjese e kombetares shqiptare, qe ne diten e pare."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›