Miqesorja, barazim me Polonine
Ekipi shpresa e mbyllin ne barazim 2-2 ndeshjen miqesore me ekipin e Polonise. Dje ne stadiumin "Niko Dovana" u zhvillua nje miqesore, mes shpresave dhe ekipi tone kuqezi. Nen drejtimin e trajnerit Artan Bushati, ekipi U-21 u gjet dy here ne disavantazh por barazoi shifrat ne dy rastet. Golin e pare per ekipin kuqezi e shenoi sulmuesi Bekim Bala. Sulmuesi i Vllaznise pritet te bashkohet pas ketij takimi miqesor me ekipin e pare. Ai do te jete ne drejtimin e Kuzhe, ne testin e 2 qershorit ndaj Andorres.
Milito, Tevez, Higuian, Aguero, Dilema dhe De Maria, gare per dyshen sulmuese
Mesi: Argjentina, fat qe ka lojtare te medhenj ne sulm
Edhe 16 dite dhe miliarda njerez do te perqendrojne vemendjen e tyre te Afrika e Jugut, ku do te zhvillohet per nje muaj me radhe, kompeticioni i finaleve te Kupes se Botes. Argjentina eshte rreshtuar mes skuadrave favorite, per te fituar Boterorin. Lojtari me i mire i ekipit te Argjentines, Lionel Mesi ka fituar trofe te shumta me Barcelonen, si dhe disa trofe personale dhe thote se nuk ndien asnje presion para Kupes se Botes, pasi eshte i bindur se do te ruaje edhe me ekipin e Argjentines, te njejten forme. "Nuk e ndjej fare presionin", - theksoi Lionel Mesi. "E verteta eshte se kam shume deshire qe te bej me te miren e mundshme, ashtu sikurse deshiroj qe te njejten gje te bejne edhe shoket e mi te ekipit. Ne deshirojme qe te japin me te miren per ekipin e Argjentines dhe shpresoj qe gjerat te ecin ne rrugen e duhur". Trajneri Diego Armando Maradona ka aplikuar shpesh disa skema, qe e kane detyruar Lionel Mesin te ndryshoje rolin e tij. Fantazisti i Argjentines deklaron: - "Nuk dua te ndryshoj stil loje. Me pelqen qe te luaj me te njejten menyre, si deri tani. Shpresoj qe te jem ne gjendje te bej gjithcka, si kur isha pjese e ekipit te Barcelones. Nese mbaj te njejtin rol ka me shume mundesi qe te jap gjithcka nga vetja ime", - shtoi fantazisti i skuadres se Argjentines, Lionel Mesi. Ai kaloi nje sezon te mrekullueshem, nen drejtimin e Pepe Guardioles, duke realizuar plot 34 gola ne kampionatin spanjoll. Maradona ka preferuar qe t'i besoje nje rol te lire Mesit ne fushe, i cili duhet te qendroje pas dy sulmuesve. Trajneri i Argjentines eshte ne presion te madh per te gjetur sulmuesit e duhur te ekipit, duke qene se Diego Milito, Karlos Tevez, Gonzalo Higuian, Serxhio Aguero dhe Angel de Maria kerkojne te kene secili nga nje vend titullari ne formacion. Ekipi kombetar i Argjentines fitoi 5-0 ndaj Kanadase ne nje nga ndeshjet e fundit miqesore. Per sa i perket formacionit te pare Mesi deklaroi. "Nuk e di. Trajneri vendos ne fund. Por them se Argjentina eshte me fat qe ka nje numer te larte sulmuesish". Mesi eshte kritikuar ne te kaluaren se nuk ka dhene maksimumin e duhur me ekipin e Argjentines. "Kritikat sesi luaj nuk me bejne dem. Kur kritikohem kuptoj se edhe te tjeret e dine se kam mundesi per me shume. Gjeja e pare qe di eshte se mund t'i bej gjerat edhe me mire se kaq", - perfundoi Lionel Mesi.