Kuzhe Ndeshja me Sllovenine test para Bjellorusise

I pakënaqur me rezultatin, por optimist për ndeshjen e ardhshme kundër Bjellorusisë. Ky ëshë trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe pas humbjes në miqësoren kundër Sllovenisë. "Sllovenia ishte një kundërshtar i fortë, por sigurisht ndjehem keq për humbjen ashtu sic besoj që ndjehen të gjithë. Gjithsesi ishte një test i mirë për skuadrën, nga i cili duhet të mësojmë nga gabimet tona. Tani duhet të përmirësohemi për ndeshjen kundër Bjellorusisë dhe unë jam optimist për këtë", u shpreh Josip Kuzhe, trajner i kombëtares.
Rezultatin në “Qemal Stafa” e vendosi një 11-metërsh në minutën e fundit. Lorik Cana, protagonist në këtë episod shprehet se nuk është i bindur për vendimin e gjyqtarit grek, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve kuqezinj mendojnë se barazimi do të ishte rezultati i drejtë për këtë sfidë.
"Akoma unë nuk jam 100 për qind i sigurtë, mua më duk që u futëm të dy në një kohë, por megjithatë nuk ishte kështu 100 për qind. Ishte një test, një përgatitje që të jemi gati muajin e ardhshme", tha Lorik Cana, mbrojtës i kombëtares.
"E rëndësishme janë rezultatet pozitive, sepse kur shënon dhe nuk merr rezultat pozitiv atëherë ai nuk është shumë i vlefshëm. Por shpresojmë që të arrijmë fitoren me Bjellorusinë", tha Ervin Bulku, mesfushor i kombëtares.
"Ne kemi tani në mars ndeshjen me Bjellorusinë dhe nuk duhet ta fillojmë sic e filluam me Slloveninë, duhet të lozim sa më mirë. Duhet ta fitojmë ndeshjen", u shpreh Erjon Bogdani, sulmues i kombëtares.
"Rezultati ndoshta do të ishte dhe barazimi shumë më i drejtë por tani pavarësisht se është një miqësore, u munduam të japim më të mirën dhe tani mendojmë për Bjellorusinë", tha Hamdi Salihi, sulmues i kombëtares. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e ardhshme më 26 mars kundër Bjellorusisë në eliminatoret e Euro 2012.
Nertan Prifti