Nderron jete muzikanti Gezim Laro

Pas një regjisori të filmit, është përcjellë sot në banesën e fundit një muzikant. Një nga violincelistët më të mirë shqiptar Gëzim Laro është ndarë nga jeta në moshën 70 vjecare. Homazhet e tij në Akademinë e Arteve mblodhën dhjetra artistë e koleg të cilët i dhanë Laros lamtumirën e parakohshme.
"Kur ndahemi dhe nuk do ta shohim më, është një dhimbje shumë e thellë, por ne do e kemi gjithmonë afër, sic kemi prindërit, kemi shokët, jemi rritur bashkë. Ai ka luajtur pothuajse të gjitha veprat, shqiptare në rradhë të parë po dhe të gjitha veprat botërore", tha Robert Radoja, muzikant.
Që prej vitit '83 Gëzim Laro ka qënë violincelist i parë dhe koncertmaestër në Teatrin e Operas. Më pas ai ka dhënë kontributin e tij si petagog dhe shef i seksionit të muzikës së dhomës në Akademinë e Arteve. Laro kanë qënë pjestar i trios së njohur të Akademisë së bashku me Ibrahim Madhin e Anita Tartarin.
Aurela Papadhima