E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Ndjehem më shumë se kurrë shqiptar

TIRANE-Ka qenë një fitore speciale ajo për trajnerin e Shqipërisë Josip Kuzhe mbrëmjen e djeshme. Ai mposhti bashkëpatriotin e tij Zllatko Kranjcar, ndërsa përfundimisht duket se ka fituar edhe zemrat e shqiptarëve. Tifozët kuqezinj të pranishëm në stadium i kanë dedikuar kore mbështetëse dhe pankarta, ku më e veçanta ka qenë ajo që shkruante: "Kuze, one of us!" ("Kuzhe, njëri nga ne!"). "Unë jam ndjerë shqiptar që në fillim, por tani më shumë se kurrë, - është shprehur tekniku kroat pas ndeshjes. - Gjithsesi, sot ndërtuam gjëra të bukura në fushë. Jam i kënaqur me fazën mbrojtëse, por jo aq me atë sulmuese. Humbëm edhe Skelën që në fillim dhe ai mund të na ndihmonte më shumë në sulm. Rezultati? Na jep më shumë siguri dhe na bën një kundërshtar serioz për Rumaninë. Ndërsa me Andorrën them se do të luajnë më shumë futbollistë të rinj". Mbrëmë, Kuzhe ka mbajtur në qafë gjithë kohës një shall kuqezi, që ia ka dhuruar një shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›