E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një shtetase amerikane tenton të hidhet nga kati i 9-të

TIRANE- Një shtetase e huaj tentoi mbrëmë afër mesnatës të hidhet nga kati i 9 i pallateve 9-katëshe në kryeqytet. Sipas policisë, gruaja, shtetase amerikane ka komunikuar në gjuhën angleze me negociatorët e forcave të rendit. Menjëherë pas mesnate shtetasja amerikane u bind të mos hidhej nga pallati. Policia e zgjidhi çështjen duke ndaluar tragjedinë e paralajmëruar. Shtetasja amerikane që mendohet se i përket një sekti fetar u çua në spital për ekspertim psikik.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›