Promovohet në Zvicër një album për Vaçe Zelën
BAZEL-Në qytetin e Bazelit të Zvicrës, është zhvilluar aktiviteti i promovimit të albumit special muzikor: "Vaçe Zela, Larg dhe Pranë Njerëzve" ku merrnin pjesë personalitete të ndryshme. Aktiviteti u bë në datën 23 maj, e në të morën pjesë zv/ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, këshilltar i ministrit, Bardhyl Londo, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mehmet Elezi, Nazmi Jakurti, kryetar i Degës së Zvicrës të Lidhjes Shqiptare në Botë, Skënder Nikoliqi, kryetar i ABSM (Këshillimores Shqiptare të Bazelit).
Aktiviteti kishte në fokusin e tij promovimin e albumit special muzikor për Vaçe Zelën, e cila jeton prej vitesh në Bazel. Aktiviteti i zhvilluar në datë 23 në Bazel të Zvicrës nis siparin e takimeve të ndryshme me komunitetin shqiptar në të gjithë botën, ku përveç promovimit të albumit, bëri të mundur që për herë të parë të mblidhte në Bazel diasporën shqiptare në disa vende të Europës (Italia, Gjermania, Franca, Anglia, etj). Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka mbështetur financiarisht përmbledhjen dhe botimin e plotë të të gjithë krijimtarisë së këngëtares Vaçe Zela dhe bëri të mundur nëpërmjet Sektorit të Kulturës së Diasporës në MTKRS, organizimin e aktivitetit. Zv/ministrja Tuku, duke falenderuar këngëtaren e madhe Vaçe Zela për këngët e bukura që i ka dhuruar shqiptarëve, lexoi një letër që kryeministri Sali Berisha i drejtonte Vaçe Zelës, koloses së këngës shqip, duke e falenderuar për kënaqësinë që na kishte dhuruar me zërin e saj në skenë. Për nder të këngëtares së madhe Vaçe Zela, erdhi posaçërisht nga Londra tenori Saimir Pirgu dhe interpretoi pjesë të zgjedhura të repertorit të kompozitorëve klasikë botërorë. Për nder të aktivitetit të organizuar interpretuan dhe përshëndetën artistë të shquar të kulturës shqiptare në diasporë, aktorja Liri Lushi, Edlira Dedja - Bytyqi, deputete e Legjislativit në Parlamentin e Neuchatel si dhe përfaqësuese e shtetit në Komisionin e Kulturës dhe teatrin rajonal për periudhën legjislative 2008-2012, Elira Duni këngëtare e mirënjohur e xhazit, kitaristi i shquar Genc Dashi, këngëtarja Mimoza Selimi, pianisti Gjon Guralumi, këngëtarja Mimoza Nazarko, aktori Gazmend Paja, këngëtari Hysni Zela, pianistja Daina Bytyqi, përfaqësuesi i gjeneratës më të re të artistëve shqiptarë, Dilan Reka i cili interpretoi edhe një këngë të krijuar enkas për këtë aktivitet, me kompozim të Edmond Zhulalit dhe tekst të Jorgo Papingjit. Nën tingujt e muzikës shqiptare dhe të flamurit kombëtar, kjo mbrëmje, e cilësuar si më e arrira e zhvilluar në diasporën shqiptare, u ndoq dhe u pasqyrua gjerësisht nga media zvicerane si dhe nga Televizioni Publik Shqiptar.
Albumi
Një album me plot 56 këngë të Vaçe Zelës, marrë nga fondet e Radio Tiranës titullohet "Larg dhe pranë njerëzve" dhe janë këngë ashtu siç janë regjistruar për herë të parë që prej fillimit të karrierës në vitet '60 e deri në festivalin e fundit në RTSH. Albumi përmban 3CD, dy me 19 këngë dhe një me 18. Në të janë këngët "Fëmija i parë" kompozim i Agim Krajkës, "E dua vendin tim", "Djaloshi dhe shiu", "Dritaren kërkoj", "Lumi Ebro", "Për ty o këngë", "Manushaqja", "Esperanca" këngë kubaneze kënduar në vitin 1962 në shoqërinë e kompleksit ritmik, këngë nga filmi "Karmen", "Një zambak i bardhë në gur" etj.
(d.b/GSH/BalkanWeb)