E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne krye jo gjithcka e rastesishme

Eliminatoret Euro 2012

Pergatitjet qe zgjasnin prej afro nje viti me mjaft ndeshje te zhvilluara eksperimente te shumta me lojtaret dhe per taktikat qe do te perdoren kane dhene rezultatet e para. Fitorja 1-0 me Luksemburgun i dha Kombetares shqiptare kryesimin ne Grupin D te eliminatoreve te Euro 2012. Kjo edhe fale pikes se marre me 3 shtator ne fushen e Rumanise. Ky ishte objektivi i pare i realizuar i trajnerit Josip Kuzhe dhe pavaresisht faktit se kundershtari i se martes ishte modest arritja nuk mund te zhvleresohet. Suksesi dhe tri piket e para ne aktivitetin kontinental qe erdhen fale golit te Hamdi Salihit nuk jane te rastesishme. Perkundrazi ai bazohet te shifrat te cilat dihet nuk genjejne asnjehere. Perfaqesuesja kuqezi ka zhvilluar 7 ndeshje pa pesuar humbje e fundit ka qene me 14 tetor 2009 perballe Suedise me rezultatin 4-1 sfida qe mbyllte aventuren e Shqiperise ne eliminatoret e Boterorit 2010. Njembedhjete muaj pa pesuar disfate nuk mund te quhet e paperfillshme per nje skuader si Shqiperia. Arritjet behen edhe me te rendesishme kur kujton se ne 7 ndeshjet e fundit Kombetarja ka pesuar vetem nje gol ate ne Rumani duke dhene besueshmeri dhe qendrueshmeri ne mbrojtje. Nderkohe nje nga pikat me te forta te skuadres ka qene padyshim sulmuesi Salihi qe me Luksemburgun ka realizuar golin e katert ne pese ndeshjet e fundit te Shqiperise. Pas me pak se nje muaji vijne dy sfida delikate me Bosnjen dhe Bjellorusine por numrat tregojne se per momentin Shqiperia mund te shijoje momentin e saj magjik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›