E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe Shqiperia do te pakten edhe 5 ose 6 pike ne Euro 2012

Kombetarja Trajneri kuqezi flet per here te pare per objektivat deri ne fund te Grupit D kualifikues

Trajneri i Kombetares shqiptare Josip Kuzhe ka zbuluar objektivin e skuadres se tij deri ne fund te kualifikueseve te Euro 2012. Drejtuesi i stolit te Kombetares ka bere te ditur se synimi eshte marrja e 5-6 pikeve te tjera ndersa konfirmon se kuqezinjte do ta shesin shtrenjte lekuren. Ai tha Deshirojme qe te marrim edhe te pakten 5 ose 6 pike ne keto eliminatore. Mendoj se Franca mbetet favoritja per ta fituar Grupin D. Pas saj shoh nje lufte te barabarte ndermjet Bosnjes Rumanise dhe Bjellorusise. Do te preferoja qe ne fund te dytet te ishin boshnjaket prej mikut tim Safet Susic i cili ka qene edhe nje futbollist i shkelqyer ne periudhen kur luante. Deri me tani ne grupin tone nuk ka ndodhur asgje spektakolare nuk ka pasur surpriza te medha. Francezet mbeten nje superfuqi e futbollit boteror. Ashtu si kishte premtuar edhe me pare tekniku kroat ka folur per synime konkrete vetem pas kater ndeshjeve te para ne Grupin D ku kuqezinjte kane nje fitore dy barazime dhe nje humbje. Shqiperia renditet e treta ne kuoten e 5 pikeve. Ne krye qendron Franca me 9 pike e cila ndiqet nga Bjellorusia me nje me pak. Nderkohe Bosnje Hercegovina mban vendin e katert 4 pike Rumania eshte e pesta 2 ndersa Luksemburgu mbyll grupin me 1 pike. Per sa i takon gjendjes shendetesore Kuzhe konfirmoi se ndihet shume mire. Ai u rikthyer ne krye te perfaqesueses vetem nje muaj e gjysme pas hemorragjise cerebrale. Tani ndihem jashtezakonisht mire. Drejtova ekipin ne miqesoren ku barazuam 0-0 me Maqedonine. Nuk mund te qendroja larg futbollit topi eshte jeta ime - eshte shprehur ai.

Trajneri kuqezi ka folur edhe per paraqitjet e deritanishme te Kombetares duke theksuar se kunder Rumanise sfida e pare e kualifikueseve kontinentale ishte ndeshja me e mire qe Shqiperia ka zhvilluar nen drejtimin e tij. Ne Rumani morem nje pike por duhet te them se luajtem pa gabime dhe kjo ishte ndeshja me e mire e Shqiperise nen drejtimin tim. Taktikisht ishim vendosur shume mire ndersa pesuam nje gol vetem nga goditje standarde. Barazimi me Bosnjen Edhe pse kam besim maksimal te ndihmesi im Mustedanagic mendoj se po te isha ne stol do te kisha bere dicka ndryshe dhe mund te kishim arritur me shume. Gjithsesi duhet te jemi realiste dhe te pranojme faktin qe jemi lsquooutsider pasi ne Grupin D luajne Franca Bosnja Rumania e Bjellorusia - perfundoi Kuzhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›