E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet pezullojne futbollin

Moti i keq ne gjithe vendin shtyn pa afat te gjitha aktivitetet futbollistike

Pezullohet perkohesisht futbolli shqiptar. Nuk eshte as ndonje ndeshkim i FIFA-s dhe as i UEFA-s por nje vendimi i detyruar i Federates Shqiptare te Futbollit e cila per shkak te motit shume te keq ne gjithe vendin dhe permbytjeve ne me shume se gjysmen e tij ka vendosur te shtyje per nje kohe te pacaktuar te gjitha aktivitetet futbollistike ne vend te parashikuara per kete fundjave.

Gjithcka ka nisur te enjten kur permbytjet ne Shkoder por vecanerisht ne Velipoje detyruan organin me te larte te futbollit ne vend te miratonte moszhvillimin e takimit te javes se 12-te te Kategorise. Gjithsesi ky u mendua si nje rast i vetem. Por kapriciot e motit i cili dje shtoi dozen e perkeqesuan situaten thuajse ne pjesen me te madhe te Shqiperise. Gjendja emergjente e krijuar nga shirat e medha qe kane rene nga permbytjet e krijuara ne disa rrethe te vendit por edhe problemet e shkaktuara me rruget nacionale kane prishur planet e kalendarit. Sipas programit dje duhej ta ngrinte siparin java e 14 e Superiores me ndeshjen Laci-Vllaznia per te vijuar ne ditet pasuese me sfidat e tjera. Po ashtu te shtunen duhet te luhej java e 12-te e Kategorise se Pare. Por as njera dhe as tjetra nuk do te zhvillohen keshtu qe do te kemi nje fundjave pa futboll. Federata Shqiptare e Futbollit duke vleresuar situaten e renduar eshte detyruar te vendose pezullimin e te gjitha veprimtarive futbollistike. Ne shume stadiume dhe terrene sportive ne te cilat do te zhvilloheshin takimet e programuara te kesaj fundjave gjendja eshte perkeqesuar si rrjedhoje e reshjeve te shumta e te panderprera te diteve te fundit - shkruhej ne komunikatat e djeshme te dale pas ores 1200. Per pasoje nuk eshte luajtur dje ndeshja e planifikuar mes Lacit dhe Vllaznise. Futbollistet kishin dale ne fushe per te zhvilluar nxemjen dhe gjyqtaret kishin zbritur gjithashtu per te testuar terrenin. Pas nje vezhgimi ku terreni dukej i mire ne pamje te pare por ishte goxha i lagesht gjyqtaret dhe drejtuesit vendosen te mos luajne ne te pasi mund te rrezikonte te prishej. Shtyrja eshte bere per nje kohe te papercaktuar ende. Java e 14-te e Kategorise Superiore si edhe ndeshjet e te gjitha kategorive te tjera te futbollit tone do te zhvillohen ne nje date tjeter e cila do te percaktohet nga Sektori i Garave gjate diteve ne vijim - citohet me tej ne komunikaten e FSHF-se e cila shpreson ne permiresimin e kushteve atmosferike ne Shqiperi dhe ne krijimin e komoditetit te duhur qe skuadrat te levizin nga njeri rreth ne tjetrin po ashtu edhe gjyqtaret dhe delegatet e ndeshjeve cka ishte thuajse e pamundur kete fundjave kur Shkodra gjendet nen uje mjaft rruge edhe nacionale jane te bllokuara si rezultat i shkarjeve te dheut nderkohe qe stadiumet su kane shpetuar mbushjes me uje nga shirat e dendur qe po bien ne Shqiperi prej disa ditesh. Edhe vjet pikerisht ne javet e para te dhjetorit po per te njejten arsye motin e keq u shty nje jave e Kategorise Superiore pasi duke luajtur ne terrene te papershtatshme per shkak te lageshtires se madhe u shkaterruan thuajse plotesisht fushat e stadiumeve Loro Borici i Shkodres Flamurtari i Vlores dhe Qemal Stafa ne kryeqytet. Nderkohe qe kesaj radhe shtyrja mund te preke edhe ndeshjet e kthimit te turit 1/8 te Kupes se Shqiperise te parashikuara per tu luajtur te merkuren e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›